Profesori nuk e kishte pranuar në kor Dua Lipën: “Nuk ke zë”

Profesori nuk e kishte pranuar në kor Dua Lipën: “Nuk ke zë”

Dua Lipa sot po gëzon një sukses të jashtëzakonshëm duke u radhitur në mesin e shqiptarëve më të suksesshëm në botë.

Prishtinasja gjatë rrugës për të arritur këtu nuk e kishte pasur përkrahjen dhe besimin e të gjithëve, madje kishte nga ata që mendonin se ajo nuk ka talent, shkruan GazetaExpress.

21-vjeçarja ka pohuar se ka pasur momente kur është ndjerë e nënvlerësuar, por këto janë normale për të ecur përpara. Ajo kujton se në Londër, nuk e zgjodhën në korin e shkollës.

Dua Lipa akuzohet për vjedhje, Instagram i fshin videon e koncertit në Tiranë (Foto)

“Kur kam qenë në shkollën në Londër, mësuesi nuk më futi në kor sepse mendonte se s’kisha zë. Në rrugën drejt asaj që do ka ulje-ngritje dhe kjo është normale”, ka thënë Dua.

Këngëtarja sapo ka mbajtur koncertet e para në Prishtinë dhe Tiranë duke mbledhur një numër shumë të madh të publikut.

Shpërndaje në: