Prokuroria kërkon dënimin prej 45 viteve për ish-krerët e UÇK-së
Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, Kimberly West ka thënë se qëndrojnë pas kërkesës së tyre, për dënimin e ish-krerëve të UCK-së me 45 vite, shkruan Periskopi.
“Ne i qëndorjmë asaj çfarë kemi parashtruar në dosjen tonë, që ne i qëndrojmë faktit që ne kerkojmë dënimine personave konkret ,pra ne nuk kërkojmë dënimin për shtabin e përgjithshëm por për persona konkret.
ZPS kërkon vendim dënimi për të të gjitha pikat e aktakuzës dhe vendosjen e një vendimi të vetëm prej 45 viteve mbështetur në kontributet individuale të krimeve të bëra apo të kryera nga secili prej personave”, tha prokurorja
“Këto krime janë lufte, krime kundër njerëzimit, e janë të rënda në natyrë, e këto akuza, nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës. Mbeten shumë të rënda”, shtoi ajo.
Ajo ka pretenduar se 100 persona janë vrarë dhe qindra tjerë janë abuzuar, në dhe rreth 50 plus kampeve të ndalimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
“Kjo çështje ka të bëjë me qëllimin e katër të akuzuarve për të fituar dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën. Kjo vendosmëri për kompetencë dhe fuqi u has me diçka, dhe kjo kishte të bënte me persona që kishin dalë si kundërshtarë ose përcaktoheshin se ishin bashkëpunëtorë me forcat serbe, ose zyrtarë serbë, ose që nuk mbështesinin synimet e UÇK-së”.
Sipas saj, shpesh aty përfshiheshin persona të lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës, persona romë dhe serbë.
“Në mënyrë që ta arrinin qëllimin e tyre, këta persona të akuzuar kanë kryer krime kundër kundërshtarëve të tyre të perceptuar për të pasur kontroll në gjithë Kosovën”.
Lidhja Demokratike e Kosovës është një nga partitë më të vjetra në Kosovë, e themeluar në vitin 1989 nga Ibrahim Rugova. Ajo ka luajtur rol kyç në periudhën e rezistencës paqësore dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike të vendit.



