Prokuroria: Ndëshkim për ata që përhapin lajme të rreme në portale e rrjete sociale për zgjedhjet

Prokuroria: Ndëshkim për ata që përhapin lajme të rreme në portale e rrjete sociale për zgjedhjet

Prokurori i Shteti, ka angazhuar ekipin e prokurorëve të mjaftueshëm në komunën e Drenasit dhe në Prishtinë, së bashku me stafin mbështetës të udhëhequr nga Koordinatorja Nacionale për zgjedhje, Laura Pula, të cilët janë duke përcjellë të gjithë procesin zgjedhor për komunën e Drenasit.

Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë të angazhuar për mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Po ashtu, Prokurori i shtetit njofton të gjithë opinionin se do të reagojë në të gjitha rastet e incidenteve gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës. Gjithashtu, do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në: