“Prokuroria s’kishte të drejtë të merrte dokumentet sekrete”, Mifaraj për Hajdarin: Dëshmon injorancën e saj, i dha qasje një bukëpjekësi

“Prokuroria s’kishte të drejtë të merrte dokumentet sekrete”, Mifaraj për Hajdarin: Dëshmon injorancën e saj, i dha qasje një bukëpjekësi

Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar pas deklaratës që bëri Ministrja në detyrë e Industrisë, Tregtisë dhe e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale, lidhur me skandalin me Rezervën Shtetërore.

Hajdari tha se Prokuroria s’kishte të drejtë të merrte dokumente sekrete, e sipas Miftarajt, një ministre që thotë kështu “dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë”.

Ai ka thënë se Hajdari dhe Qeveria i ka dhënë qasje në këto dokumente një “bukëpjekësi”, duke iu referuar Ridvan Muharremit, pronarin e “Bukë e Zemër”.

“Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete. Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione”, ka shkruar Miftaraj.

Shpërndaje në: