Prokuroria Speciale jep detaje për kapjen e 120 kg të drogës
Porkuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e kapjes së 120 kilogramëve drogë, raporton Periskopi.
Sipas Prokurorisë Speciale i dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.
“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”, thuhet dnër të tjera në njoftim.
Njoftimi i plotë:
ARRESTOHET NJË I DYSHUAR PËR POSEDIM TË SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Prishtinë, 21 Nëntor 2025 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg.
Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.
B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet.



