Prokuroria Speciale: Mirëpresim vendimin për rastin “Veteranët”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e mirëpret aktgjykimin dënues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sa i përket dhjetë të akuzuarve në rastin “Veteranët”, por sa i përket sanksionit penal, pas pranimit të aktgjykimit, do të vendosë për paraqitjen e ankesës në Gjykatën e Apelit.
Ndërsa, lidhur me aktgjykimin lirues ndaj dy të akuzuarve të tjerë, pas pranimit dhe shqyrtimit të aktgjykimit të plotë në formë të shkruar, Prokuroria Speciale do të vlersojë në raport me parashtrimin e mjetit juridik në Gjykatën e shkallës së dytë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e mandatit të saj kushtetues dhe ligjor, në ndjekjen dhe hetimin e veprave penale, dhe në mbrojtje të interesit publik.



