Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për ndihmë në dhënie të ryshfetit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot ndalimin e personit me inicialet E.L., i cili dyshohet për përfshirje në veprimtari korruptive.
Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.
Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.



