Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”në Shtërpcë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi për “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”në Shtërpcë

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj S.C për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar, shkruan Periskopi.

“Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi”, thuhet mes tjersh në njoftim.

 

Postimi i plotë:

AKTAKUZË NDAJ S.C PËR NXITJE TË PËRÇARJES DHE MOSDURIMIT
Prishtinë, 18 Gusht 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.
I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.
Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.

Shpërndaje në: