Prokuroria Speciale për aksionin: Drogë e pastrim të parave
Policia ka nisur dy aksione gjatë mëngjesit të së mërkurës në dy rajone të ndryshme të Kosovës.
Aksioni nisi të mërkurën në mëngjes dhe po zhvillohet në disa lokacione të vendit, tha Prokuroria Speciale.
Sipas Prokurorisë, ky operacion lidhet me dyshimet me substanca narkotike dhe disa vepra penale.
“Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Policia e Kosovës po zhvillon një operacion në disa lokacione. Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
Raportohet për një aksion policor, thuhet se ka bastisje në disa lokacione



