Pronari i Chelsea’s shfaqet për herë të parë pas ndarjes (Foto)

Pronari i Chelsea’s shfaqet për herë të parë pas ndarjes (Foto)

Miliardieri i vetmuar  në jahtin e tij të shihet për herë të parë pas ndarjes nga bashkëshortja .

Pronari i Chelsit Roman Abromovich është parë i vetmuar në jahtin e tij prej 312 milionë dollarësh, pas lajmit se është ndarë për të tretën herë me radhë, shkruan Dailymail, përcjell Periskopi.

Miliarderi 50 vjeçar, është fotografuar në Antibes, nje resort i njohur në mes të Cannes dhe Nice, atje ku ka villa në Chateau de la Croë. Këtu ka shpenzuar 30 milionë dollarë për të renovuar ato prej se i ka blerë në vitin 2001.

Burime të afërta kanë deklaruar se dyshja, Roman dhe Dasha Zhukova kanë jetuar ndaras për disa muaj me radhë. Por Dasha si duket ende po kalon kohë në Villë, pasi që është parë atje në muajin qershor.

Por, edhe pse dyshja janë ndarë ata do të punojnë së bashku në biznesin e tyre dhe do të kujdesen për dy fëmijët.

I vetëm ai është parë duke kaluar kohë në jahtin e tij 164 metra , “The Eclipse”, jahti i dytë privat më i gjati.

Ky jaht ka dy vende për aterimin e helikopterëve, kabina për 24 mysafir, dy pishina dhe një një hapësirë për diskotekë.

Ndryshe në këtë anije janë 70 antarë, personel që shërbejnë mysafir të ndryshëm. Në këtë anije kanë qenë mysafir si Orlando Bloom dhe Katy Perry. /Periskopi

Shpërndaje në: