Pronari i lokalit vrau dhe plagosi klientët e tij, detaje të reja nga tragjedia në Gjakovë
Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.
Siç raporton Indeksonline viktima është Rasim Binakaj, 38 vjeçar. Vëllau i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.
Po ashtu Indeksonline mëson se dorasi në këtë rast është Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga ana e autoriteteve policore.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të qastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit.



