Protesta e 13 dhjetorit në Shkup, OVL e UÇK– Fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) ka bërë të ditur se po përgatiten për protestën e paralajmëruar më 13 dhjetor, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup, në orën 13:00.
Në një takim me kryetarët e degëve të organizatës, u diskutuan detajet e fundit për organizimin e këtij tubimi.
OVL e UÇK-së fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në këtë protestë.
“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në ora 13:00 në Shkup.Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, thuhet në postim./Periskopi/
Postimi i plotë:



