Protesta e opozitë në Tiranë, Ministrja e Brendshme del me thirrje për protestuesit

Protesta e opozitë në Tiranë, Ministrja e Brendshme del me thirrje për protestuesit

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sot pas protestës së opozitës, ku u regjistruan edhe hedhje molotovësh dhe përplasje me forcat e rendit. Në deklaratën e saj për mediat, Koçiu theksoi se dhuna nuk është zgjidhje dhe çdo nxitje e saj nga drejtues të opozitës është e papranueshme.

Reagimi i ministres:

Dënojmë çdo inkurajim aktesh dhune nga drejtues të opozitës.

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që t’u bëjnë apel simpatizantëve që të shmangin aktet e dhunës dhe të mbajnë të miturit larg çdo akti që do të rrezikonte jetën e tyre dhe qytetarëve.

Dhuna nuk është zgjidhje!

Dhuna është shfaqje e dëshpërimit nga ata që në vend të alternativës krijojnë skena që rrezikojnë jetën e qytetarëve, policëve e gazetarëve.

Ata të rinj e të mitur që përfshihen në akte dhune nuk janë as heronj e as trima, por janë të keqpërdorurit e atyre që në mënyrë patologjike vijojnë të mbështeten te dhuna, pa mundur të ndërtojnë alternativë tjetër veç shkatërrimit.

Shpërndaje në: