Protesta në Shkup | OVL-UÇK reagon për deklaratat e Mickoskit: Krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik

Protesta në Shkup | OVL-UÇK reagon për deklaratat e Mickoskit: Krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka reaguar për deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoskit, i cili tha se duhet të krijohet një shtab i krizave për protestën që do mbahet në Shkup për t’i përkrahur ish-liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë, transmeton Periskopi.

OVL tha se deklaratat e Mickoskit krijojnë tension të panevojshëm.

“Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim.”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë.

Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një “shtabi krize” vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik.

Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim.

Kërkojmë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të ruajnë profesionalizmin dhe të mos e politizojnë të drejtën kushtetuese të protestës.

Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: