Protestat me 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake, SHBA dhe Izraeli diskutojnë për sulme sulme

Protestat me 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake, SHBA dhe Izraeli diskutojnë për sulme sulme

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se SHBA mund të ndërhyjë ushtarakisht në Iran nëse regjimi vazhdon të vrasë protestues.

‘The Sunday Times’ shkruan se SHBA dhe Izraeli kanë zhvilluar diskutime për një ndërhyrje të mundshme, ndërsa situata në Iran mbetet e tensionuar.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump shkroi se “Irani po e sheh lirinë, ndoshta si kurrë më parë”, duke shtuar se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë. Sipas The New York Times, presidenti është informuar për një sërë opsionesh sulmi, përfshirë edhe objektiva jo-ushtarake në Teheran.Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zhvilluar bisedime me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku është diskutuar mundësia e një ndërhyrjeje amerikane, konfirmoi një zyrtar për Reuters.

Ndërkohë, Irani po përjeton protestat më të mëdha që nga viti 2022. Gjatë dy javëve të fundit, demonstratat kanë përfshirë të gjithë vendin dhe kanë shkaktuar të paktën 500 viktima. Protestat nisën në pazaret e Teheranit për shkak të krizës ekonomike dhe më pas u shndërruan në thirrje kundër regjimit.

Sipas aktivistëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, autoritetet iraniane po përpiqen ta shtypin kryengritjen me dhunë, duke përdorur armë zjarri, gaz lotsjellës dhe arrestime masive. Disa protestues kanë kërkuar edhe rikthimin e monarkisë, të rrëzuar nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Shpërndaje në: