Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike, po përballen edhe me dhunë fizike

Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike,  po përballen edhe me dhunë fizike

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve sot kanë mbajtur në protestë dy orëshe në shkollë, pas incidentit fizik që ndodhi mes një arsimtari të kësaj shkolle dhe një nxënësi.

Në protestën e mbajtur në këtë shkollë i pranishëm ishte edhe Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

Ai tha se një rast i tillë nuk është hera e parë që po ndodh, pasi raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në shkolla tjera.

“Përveç dhunës psikike ndaj punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve nga ana e nxënësve e shpeshherë edhe nga ana e prindërve ka raste edhe kur janë sulmuar fizikisht, si ai i djeshit…

Na vjen shumë keq që ka ndodh. Por, më e keqja më e madhe është se ngjarja nuk është paraqitur në mënyrën e duhur krejtësisht, por është marr një pjesë nga fundi i ngjarjes pothuajse dhe ajo është publikuar…”, tha ai.

Sipas tij, pastaj edhe organet e sigurisë kanë vepruar në bazë të këtyre ngjarjeve të publikuara.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë të shqyrtohet sa më shpejt rastin, të dilet me të vërtetën dhe ta lirojnë arsimtarin… Të ndërmarrin masa ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve përdorin dhunë në shkollë”, tha ai.

Foto: EO

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Vjosa Osmani thërret për nesër seancën konstituive të Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur seancën kostituive për ditën e nesërme. Kjo është…

Dyshohen për falsifkimin e mbi 19 mijë dollarëve, kërkohet paraburgim ndaj dy palestinezëve në Kosovë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: M.O,…

Humb jetën tragjikisht një kosovar gjatë skijimit në Çikago

Një shtetas shqiptar nga Kosova, me inicialet G.D., ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik…

Publikohen pamjet kur rojet gjejnë Jeffrey Epstein të pajetë në qeli (VIDEO)

Pamjet e kamerave të sigurisë të zbuluara nga gazeta britanike Telegraph tregojnë momentin kur rojet…

Prokurori Howling pretenton se Thaçi “mashtroi” Robin dhe Clark

Prokurori Matthew Howling, është duke dhënë deklaratat përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe…

Rasti i dhunës te shkolla “Pavarësia” – Shahini: Pasojë e një dështimi të gjerë institucional

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Samir Shahini ka reaguar pas rastit të djeshëm…

Nis seanca në Hagë, Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së

Prokuroria e ka nisur fjalën e vet duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol…

Tifozat Kuq e Zi: UÇK`ja është liria jonë, me 17 shkurt, Prishtina flet në emër të gjithë shqiptarëve

Tifozat Kuq e Zi i kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të dalin në…