Pse Barcelona do të ketë fanellat me emrat kinez mbrapa shpinës ndaj Real Madridit?

Pse Barcelona do të ketë fanellat me emrat kinez mbrapa shpinës ndaj Real Madridit?

Lojtarët e Barcelonës do të veshin fanellat e veçanta për sfidën ndaj Real Madrid, në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit që zhvillohet sonte. 

Për herë të parë ndonjëherë, fanellat unike të Barcelonës do të tregojnë emrin e secilit lojtar me shkronja kineze nën emrat e tyre origjinal për të nderuar Vitin e Ri Kinez që fillon këtë javë.

Viti i Ri Kinez zyrtarisht filloi të martën më 5 shkurt për të filluar Vitin e Pig, por do të festohet në nivel global gjatë pjesës tjetër të këtij muaji. Viti i Rat do të vijë më 25 janar 2020 në Kinë, transmeton Periskopi.

FC Barcelona CNY kits 2018-19

Tradicionalisht, Viti i Ri Kinez përkujton fillimin e vitit të ri në kalendarin tradicional të vendit, referuar ndryshe si Festivali i Pranverës në Kinën kontinentale.

Megjithatë, Barcelona nuk është ekipi i parë që e ka bërë këtë. Para tyre, Paris Saint-Germain vendosi t’i nderonte kinezët. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: