Pse federatat shqiptare flasin anglisht mes vete? Sqaron Fadil Vokrri

Pse federatat shqiptare flasin anglisht mes vete? Sqaron Fadil Vokrri

Dje është raportuar se Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka dërguar një telegram urimi homologut të tij në Shqipëri, Armand Duka. Legjenda e futbollit kosovar ka shkruar letrën në gjuhën angleze – kjo ka shkaktuar reagime në mediat sociale në Internet.

I kontaktur nga Periskopi, Vokrri tha se fillimisht Federata e Futbollit së Shqipërisë, i ka dërguar letra në gjuhën angleze të gjitha Federatave të tjera për njoftimin e rizgjedhjes së Dukës, President.

Ai më tej sqaron se letra e dërguar Federatës Shqiptare është shkruar edhe në shqip.

Kjo është komunikata e tij e plotë e bërë për Periskopin:

“Kur është rizgjedhur Armanda Duka kryetar, Federata e Shqipërisë u ka dërguar letër njoftuese, jo vetëm Kosovës, por edhe 55 federatave të tjera të futbollit.

Letra e tyre është përcjell në gjuhën angleze, pasi u është drejtuar të gjitha Federatave me një e-mail. Ndërsa, letra e Federatës së Futbollit të Kosovës është dërguar në dy gjuhë. Njëra në shqip, tjetra në anglisht. Ajo në anglisht është dërguar, pasi letra njoftuese e tyre ka qenë në gjuhën angleze. Por, është e publikuar edhe letra në gjuhën shqipe që ne ua kemi dërguar.” /Periskopi/

 

Shpërndaje në: