Pse fëmijët që janë mësuar të thonë fjalët magjike bëhen njerëz të mirë

Pse fëmijët që janë mësuar të thonë fjalët magjike bëhen njerëz të mirë

Prindërit bëjnë të pamundurën për të mirën e fëmijëve të tyre. T’u mësosh fëmijëve shprehje si ‘Faleminderit’, ‘Të lutem’ apo të tjera si këto, do të thotë se po u mësoni sekretin e lumturisë afatgjatë.

Të shprehësh mirënjohje ka përfitime në shëndetin psikologjik.

Sipas disa studimeve, ka një lidhje direkte midis shëndetit të mirë dhe shprehjes së mirënjohjes. Mirënjohja i bën njerëzit të ndjejnë më shumë emocione pozitive, të përjetojnë eksperienca të mira, si dhe të përmirësojnë shëndetin e tyre.

Mirënjohja ndihmon në zhvillimin e marrëdhënieve.

Fëmijët janë si sfungjeri, prandaj është e rëndësishme t’u mësoni se çfarë vlerash u japin një karakter të fortë. Sipas Jean Piaget, një specialist në zhvillimin e fëmijës, mosha më e mirë për t’u mësuar fëmijëve vlerat është mes 2 dhe 7 vjeç. Gjatë kësaj kohe, ‘intuita inteligjente’ është zhvilluar dhe fëmijët fillojnë të kuptojnë në mënyrë progresive vlerat e vërteta të respektit, ndjeshmërisë dhe paragjykimit.

Këshilla dhe teknika se si të rrisni fëmijë mirënjohës:

-Jini një model shembull: Fëmijët shohin me vëmendje se çfarë thonë dhe bëjnë prindërit e tyre, prandaj duhet të bëni kujdes, sepse ata ju ‘kopjojnë’ ju.

-Flisni hapur për mirënjohjen: Të diskutoni konceptin e mirënjohjes i bën fëmijët të ndërgjegjshëm për rëndësinë e saj dhe priren ta zhvillojnë vetë atë.

-Bëjeni mirënjohjen pjesë të jetës suaj: Mësojini fëmijëve tuaj të praktikojnë shkrimin e 2-5 gjërave për të cilat janë mirënjohës çdo ditë dhe të shpjegojnë pse secila prej tyre i bën të ndihen kështu.

Shpërndaje në: