Pse ishin ndarë Adelajda me Bjordin e Big Brother? (Foto)
Hyrja e saj në “Big Brother Albania” kishte nxitur reagim të madh te familja e saj, shkruan “Kosovarja” për Adelen, e cila prej dje ka pushtuar të gjitha mediet me lajme për të.
Madje, prindërit e saj ishin grindur keq për veprimin e vajzës së tyre.
Kjo histori bëri që mësuesja e panjohur të bëhej njëri ndër personat me ndikim aso kohe në Shqipëri.
Ishte kjo Adelajda, e cila, pas një kohe që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ra në dashuri me djaloshin simpatik, Bjordin, por me të cilin u nda disa vjet më pas.
Fama që fitoi në “Big Brother” ndikoi shumë në karrierën e Adelajdës, e cila u punësua në disa televizione me më ndikim në Shqipëri.














