Pse Jorginho është i rëndësishëm për lojën e Chelseat?

Pse Jorginho është i rëndësishëm për lojën e Chelseat?

Mesfushori i Chelseat, Jorginho ka qenë qendër e kritikave kohëve të fundit. 

Mesfushori italian nuk ka ende asnjë asistim këtë sezon dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga shumë analistë dhe ekspertë të futbollit, raporton Periskopi.

Por presitigjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një editorial lojën së tij dhe sa e rëndësishme është ajo për skuadrën e Sarrit, pasi Jorginho konsiderohet si ‘urëlidhëse’ në sistemin e trajnerit italian.

Image result for Jorginho

Pasimet;

Tek portieri : 24
Tek mbrojtja; 812
Tek mesfusha; 512
Tek sulmi; 526

Për penalltinë ndaj Tottenham; Duke ju falenderuar atij topi shkoj në rrjetë dhe Chelsea kalojë në finale të Carabao Cup. Deri më tani Jorginho nuk është kritikuar!

Ka shumë gjëra që të bëjnë të pëlqesh atë, pasi ka hyrë në lojën e ‘Sarriball’ për mrekulli. Edhe kur ndonjëherë nuk shkon siç duhet ky sistem, ai është aty për ta përmirësuar.

Image result for Jorginho

Pra, Rio Ferdinand tha në BT Sport javën e kaluar; Sa asistime ka bërë ai këtë sezon ? Rreth 2000 pasime, asnjë asistim. Ai nuk eshtë një mbrojtës.

E vërtetë, asnjëri nuk ka arritur ti bëjë 2000 pasime, por nuk janë të gjitha pasimet në mbrojtje. Më shumë se 500 pasime janë bërë për sulmuesit, saktësisht 228 vetëm për Hazard.

27 vjeçari ka një mesatare prej 12km të mbuluara në fushë gjatë 90 minutave, i dyti pas Ross Barkley 12.4km (tek Chelsea)

Sa i përket anës defansive të tij, asnjë futbollist në top 5 ligat Europiane nuk ka arritur të fitojë më shumë topa në mesfushë se sa Jorginho (104) këtë sezon.

Më së shumti pasime në Premier League; Jorginho 2.077, Aymeric Laporte 1.960

Ai nuk është një mesfushor defansiv si Kantè, ai gjithashtu nuk është as playmaker, që tregon edhe numri i rasteve të krijuara.

Jorginho është një mesfushor qendre, i cili ndihmohet nga dy krahët. Njëri eshtë N’Golo Kantè dhe tjetri Ross Barkley ose Mateo Kovacic.

Kjo eshtë arsyeja pse Maurizzio Sarri e pëlqen atë, ai (Jorginho) i bënë gjërat në fushë të cilat Sarri i shkruan në letër, për këtë e kërkoi edhe Pep Guardiola në verë.

Në ndeshjet para-sezonale, në një stërvitje të hapur Sarri u fokusua se si ta marrim topin nga mbrojtja dhe të nisen shpejtë në sulm.

Jorginho ka qenë gjithmonë i përfshirë, por nuk ka qenë ai lojtari që asiston, ai ka filluar gjithmonë aksionet.

Ai ka qenë një dhurues, dhe mbetet akoma i njëjtë për Sarrin, përcjell Periskopi

Tani janë bërë 6 muaj kur Jorginho debutoi me fanelën e Chelseat. Në ndeshjen e parë ndaj Perth Glory, luajti 45 minuta preku topin 101 herë dhe kompletoi 92 pasime.

Natyrisht, jo gjithmonë eshtë në formë. Ndaj Tottenham më herët gjatë këtij sezoni, p.sh Jorginho ‘doli nga loja’ nga Heung Min-Son, i cili e bëri punën e tij.

Mbi të gjitha Jorginho nuk duhet të kritikohet kur ndonjëherë ‘Sarriball’ nuk funksionon.

Këtu ka disa arsye tjera, si p.sh Hazard si ‘9sh’ fals, ose edhe Willian e Pedro nuk bëjnë aq sa duhet dhe Kovacic nuk eshtë përshtatur ende.

Jorginho i ka kushtuar Chelseas 50 milionë euro dhe u quajt menjëherë ‘Mr.Sarriball’ për shkak të historisë që ka me trajnerin e ‘Bluve’. /Periskopi

Shpërndaje në: