Pse në skulpturat e lashta greke, burrat kishin penis të vogël?

Pse në skulpturat e lashta greke, burrat kishin penis të vogël?

Madje skulptorët punojnë në të njëjtë sikur në tërë trupin dhe madje për këtë fakt ka edhe një ideologji mjaft të zhvilluar.

Në Greqinë e lashtë me sa duket një penis i vogël ishte i kërkuar tek meshkujt alfa dhe madje karakterizohej si virtyt perfekt i maskulitetit, shpjegon profesori Andreë Lear, përcjellë Periskopi

Ide të ngjashme janë pasqyruar edhe në letërsinë e lashtë greke, për shembull në “Aritophane Clouds” një penis të madh thuhej se e kishin njerëzit me një çehre të zbehtë, një gjoks të ngushtë si një karakteristikë kjo e atyre të cilët ishin jo atletikë dhe të turpshëm, madje thuhej se ata ishin budallenj të sunduar nga epshe seksuale.

Historiania greke Ellen Oredsson thekson në blog-un e saj se në atëkohë”  “Njeriu ideal grek ishte intelektual dhe autoritativ, ai edhe pse mund të ketë pasur përvoja të shumta seksuale penisi i tij i vogël e kishte lejuar të mbetej gjakftohtë dhe logjik.

Sipas Andreë Lear, arsyeja pse teoritë e ditëve të sotme janë tërësisht të kundërta me Greqinë e lashtë vjen si rezultat i shtimit të shumtë të programeve pornografike, ku kamera fokusohet gjithmonë në organin gjenital të meshkujve, shoqëria edhe pse ka ndryshuar shumë gjatë këtyre shekujve tek madhësia e pensit gjithmonë ka dy palë te kundërta, që mendojnë ndryshe./Periskopi

 

 

 

Shpërndaje në: