Pse nuk u propozua Vjosa Osmani për Presidente? – Flet shefja e GP të VV’së
Shefja e GP të VV-së, Arbërie Nagavci, ka mbajtur konferencë për media rreth çështjes së Presidentit, ku VV propozoi zyrtarisht Konjufcën si kandidat.
Nagavci foli ndër të tjera edhe rreth Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, e cila ka qenë e gatshme edhe për një mandat të dytë.
Fjala e Nagavcit:
Ju njoftoj se si Lëvizje i kemi ofruar edhe znj. Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj edhe pse nga ajo që e dimë asnjë subjekt tjetër nuk e ka bërë një gjë të tillë deri më tani, madje kemi pasur edhe deklarata të subjekteve të tjera politike, në këtë rast PDK për mosmbështetjen e znj. Osmani.
Mqs. znj Osmani nuk pranoi këtë ofertë, tani duke marrë parasysh edhe dinamikat aktuale dhe kohën e shkurtër deri nesër, por edhe numrat e subjekteve të tjera politike që nuk kanë numrin e deputetëve për t’i mbushur 30 nënshkrime, ne si VV kemi qenë të gatshëm të ofrojmë nënshkrimet e deputetëve tanë për të ofruar kandidaturat e tyre potenciale.



