Pse po bie Bitcoin?

Pse po bie Bitcoin?

Bitcoin po vazhdon të humbasë vlerë, edhe pse Rezerva Federale e SHBA-së (Fed) ka ulur normat e interesit me 0.25 për qind.

Ekspertët e tregjeve shpjegojnë se kjo është një lëvizje e pritshme: tregjet tashmë kishin përfshirë këtë ulje në çmim, dhe kur vendimi u bë real, investitorët shisnin pozicionet e tyre, raporton decrypt.

“Ky është një shembull tipik i ‘shitjes së lajmit’ – kur diçka pritet, çmimi mund të bjerë kur ajo ndodh”, thonë analistët.

Edhe pse ulja e normave zakonisht nxit huamarrjen dhe mbështet asetet me risk, Bitcoin ka rënë nën nivelin e 90200 dollarëve.

Faktorët që ndikojnë përfshijnë pritshmëritë e reduktuara për ulje të mëtejshme të normave në vitin 2026, si dhe pasiguri politike dhe ekonomike, si zgjedhjet presidenciale dhe rritja e shpenzimeve për teknologji që mund të ngrejë inflacionin.

Analistët paralajmërojnë se, përkundër vendimeve monetare stimuluese, Bitcoin mbetet i ndikuar nga faktorë afatgjatë që mund të frenojnë rritjen e tij./telegrafi

Shpërndaje në: