Pse refuzoi bukuroshja pejane të zhvishej për Playboy?

Pse refuzoi bukuroshja pejane të zhvishej për Playboy?

“Nuk kom qejf me bo asi lloj të fotove”, ka thënë ajo raporton KTV.

Me origjinë nga Peja, Ariana Cena prej vitesh jeton në Gjermani dhe ka mundur që të ndërtojë atje një karrierë që çdo bashkëmoshatare e saj do ta kishte zili, bën të ditur emisioni “Fashionista” i KTV-së.

Ariana Cena në vitin 2002 nisi hapat e parë në fushën e modelimit. Ndër vite ka bashkëpunuar me emrat më të njohur në botën e modës. Në fakt gjithçka nisi me fotoshoting që nga mosha 16 vjeçare dhe menjëherë pas publikimit të fotove u bë pjesë e kompanisë “C&A” që ndodhej në Gjermani.

Për emisionin “Fashionista”, Ariana Cena, ka bërë të ditur edhe pjesëmarrjet e saj të suksesshme në botën e modës, transmeton Koha.net. Vlen të ceket pjesëmarrja e modeles në kampanjën e firmës telefonike “E-PLUS/BASE”.

Pastaj u bë pjesë e emisionit “Deal or no Deal” në kanalin SAT.1. ku punoi rreth dy vite rregullisht.

Po ashtu u zgjodh edhe asistente e humoristit “Elton”. Elton bashkëpunon me Stefan Raab, i cili e mban emisionin e njohur “TV Total” në PRO 7.

Në vitin 2009 u bë pjesë e spotit komercial për firmën “L’oreal/Maybelline” me grimerin e njohur Boris Entrup, i cili është një gjerman i suksesshëm nga emisioni “Germany’s Next Topmodel”.

 

Shpërndaje në: