Pse Rusia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës?
Ka shumë gjëra që Rusinë e bëjnë të dallueshme nga vendet tjera në botë.
Por, janë 15 prej tyre që janë më të dukshme:
– Rusia ka një sipërfaqe thuajse të njëjtë me Plutonin, 17 milionë kilometra katror.
– Tubacionet ruse të gazit, mund të përshkojnë botën mbi 6 herë. 259.913 km tubacione, ndaj 40.075 km që është perimetri i tokës.
– Rusia zotëron më shumë se gjysmën e rezervave botërore të uraniumit shumë të pasuruar(HEU), rreth 695 ton kundrejt 604 që kanë SHBA-të e vendit të dytë.
– Numri i popullsisë në vend ka rënë me rreth 6.6 milionë banorë, që nga viti 1993 dhe pritet të bjerë me 10.7%, në dhjetë vitet e ardhshme.
– Rruga Adler–Krasnaya Polyana, do të kishte kushtuar më pak, nëse do të ishte shtruar me një ushqim luksi që kushton $88/kg.
– Rezervat e gazit natyror në Rusi, janë të barabarta me përmasat e 13.6 miliardë pishinave olimpike.
– Rusia ka nëntë zona orare, më shumë se çdo vend tjetër i botës.
– Rusia ka 87 miliardë fuçi me rezerva të provuara nafte, të mjaftueshme për 75 vite konsum në vend.
– Metroja e Moskës frekuentohet nga 9 milionë banorë të periferisë çdo ditë, më shumë se Londra dhe New York së bashku.
– Shkalla e vrasjeve në Rusi është dy herë më e lartë se në SHBA, 9.7 vrasje për 100 mijë banorë.
– Rusët pinë 2 herë më shumë alkool sesa amerikanët.
– Nëse qëndron në breg të liqenit rus “Karachay”, mund të marrësh 60 R rrezatim në një orë, mjaftueshëm për të vrarë një njeri.
– Rusi i 20-të më i pasur ka një pasuri prej 227 miliardë dollarë, e cila është më e madhe se GDP e Pakistanit.
– Rusët konsumojnë çaj 6 herë më shumë se amerikanët.
– Rusia shiti Alaskën te SHBA-të për 7.2 milionë dollarë, më 1867, rreth 1 dollar për 20 mijë metër katror./Periskopi/



