Pse Solskjaer ulet në karrige të ndryshme nga Mourinho?
A e keni vënë re se Ole Gunnar Solksjaer ulet në një karrigie të ndryshme nga Jose Mourinho?
Disa tifozë të Manchester United kanë zgjedhur pozicionin e Ole Gunnar Solskjær. Ata kanë ngritur gjithashtu një teori interesante se pse ai ulet ndryshe nga ish trajneri portugez, përcjell Periskopi.
Gjatë kohës sa ishte trajner, Jose Mourinho qëndronte i ulur në rreshtin e parë në Old Trafford, më afër fushës.

Megjithatë, trajneri i ri ulet në rreshtin e dytë të stolit, ndoshta pasi ka një pikpamje më të mirë të lojës.
Kështu mendojnë edhe tifozët e ‘Djajve të Kuq’ që thonë se pikërisht arsyeja për ta parë ndeshjen më mirë është pse ai qëndron në rreshtin e dytë.
Ai mund ti vërej më shumë edhe detajet taktike. /Periskopi



