Pse u bë e famshme Dua Lipa, tregon baba i saj (Video)
Edhe pse Dua Lipa, tashmë gëzon një famë të madhe ndërkombëtare, babai i saj Dukagjin Lipa thotë se ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë.
Në një sëri dokumentarësh për Kosovën të televizionit Al Jazeera, është folur edhe për këngëtaren e famshme kosovare Dua Lipa.
Babai i saj ka treguar se falë orgjinalitetit të saj ajo ka arritur një famë kaq të madhe, por ka thënë se fama që ka sot është vetëm fillimi i rrugës së karrierës së saj, transmeton Magazina.al
Dukagjin Lipa më tej ka treguar që gjithë suksesi që ka arritur sot vajza e tij është meritë e vet Dua Lipës, por që e ka mbështetur gjithmonë në rrugëtimin e saj dhe do të vazhdojë të përkrahë.



