Pse u ndalua “Lahuta e Malcis” e Gjergj Fishtes, gjatë pushtimit sllavo-komunist
“Lahuta e malcis” e Gjer Fishtës është një prej veprave më të mira epike të Letërsisë Shqipe.
Në 30-këngët dhe rreth 17 mijë vargjet e saj, u thurret lavdi luftëtarëve shqiptarë që derdhën gjakun për çlirimin nga osmanët dhe në mbrojtje të tokave shqiptare që po rrëmbeheshin nga hordhitë serbo-malazeze.
Fishta e kompletoi dhe botoi në vitin 1937, pas rreth 30 vitesh punë.
Gjatë viteve të pushtimit komunist të vendit, kjo vepër u ndalua në Jugosllavi dhe në Shqipëri, kuptohet për shkak të retorikës antisllave.
Në Enciklopedinë e Madhe Sovjetike (1950), Fishta quhej “spiun që bënte thirrje për luftë kundër sllavëve”.
Pushtuesit sllavo-komunistë nuk u mjaftuan me ndalimin e veprave të Fishtës, por e zhvarrosën dhe eshtrat i flakën në lumë.
Pas viteve ‘90-të vepra ridoli në qarkullim, hyri në programet shkollore dhe njohu ribotime të shumta duke zënë vendin që i takon në breroren e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.



