Pse u përjashtuan futbollistët prishtinas nga Ballkani, flet njëri nga lojtarët

Pse u përjashtuan futbollistët prishtinas nga Ballkani, flet njëri nga lojtarët

Ballkani nga Theranda në këtë edicion u rikthyer në elitën e futbollit duke bërë disa transfere që u konsideruan si të qëlluara për rangun elitë, raporton Insporti.com.

Ballkani pas ndeshjes me Dritën vendosi që t’i largojë nga klubi tre futbollistët që vijnë nga Prishtina, Liridon Kukaj, Berat Hysenin dhe Qëndrim Sejdiun.

Inspoorti.com e ka kontaktuar kryetarin e klubit, Arsim Kabashin i cili nuk ka preferuar që të flas.

Në anën tjetër, njëri nga lojtarët e kontaktuar nga Insporti.com thotë se nuk e di arsyen se pse është larguar. “Thënë të drejtën nuk e di pse ndodhi një gjë e tillë. Nuk e di arsyen”, deklaron njëra nga lojtarët duke kërkuar që mos t’i publikohet emri.

Përjashtimi i tyre erdhi pas ndeshjes me Dritën e humbur nga Ballkani me shifrat 6:1.

Kukaj, Hyseni dhe Sejdiu janë emra të njohur të futbollit kosovar me ç’rast kanë luajtur në klube me renome në futbollin tonë duke fituar edhe tituj. Kukaj dhe Hyseni janë aktivizuar edhe jashtë Kosovës.

Ndryshe, Ballkani në ndeshjen e fundit fitoi si vendas Flamurtarit me shifrat 1:0.

Ky ekip pas xhiros së 11-të zë pozitën e nëntë me 11 pikë të grumbulluara.

Fotografia e FC Ballkani
Fotografia e FC Ballkani
Fotografia e FC Ballkani

Shpërndaje në: