Pse u shit ylli kosovar për 2.5 milionë euro?
Në një artikull të faqes online, “Sportbox”, shkruhet se janë vështirësitë financiare të skuadrës nga Dagestani që po e detyrojnë klubin të shesë yjet e tij.
Për këtë arsye Bernard Berisha është vetëm ylli i parë i skuadrës që sakrifikohet dhe mund të pasohet me largime të tjera të lojtërave të rëndësishëm si braziliani Xandao apo fantazisti Ilicevic, ndërkohë që pezull është dhe e ardhmja e trajnerit Pavel Vrba, që i duhet të pranojë reduktimin e pagës për të qëndruar.
Në një situatë të tillë, kur Presidenti Sulejman Kerimov po has vështirësi në aspektin ekonomik, klubi duket se e ka të pamundur të mbajë lojtarët e tij më të mirë, e madje nuk mund të garantojë pagesat e lojtarëve për pjesën e mbetur të sezonit, ndaj edhe është arritur akordi në parim me Presidentin e Terek Grozny-t, Muhamed Dagedov për shitjen e Berishës në klubin çecen.



