Pse vdiq 15 vjeçarja gjatë operacionit ku mjeku tentoi vetëvrasjen?
Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00 në një spital privat në kryeqytet. Mesohet se mjeku anestezist 53vjeçar tentoi vetëvrasjen pas ngjarjes.
Por “Panorama” meson se nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes eshte bere sasia e tepert e narkozes qe i eshte dhene vajzes se re, Blerta Pepa. Sipas gazetares sone Etleva Delia, operacioni ka shkuar mire, por ka pasur komplikacione pas operacionit nga sasia e madhe e narkozes qe i eshte dhene.
NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE:
Më datë 15.05.2017, rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur shtetësja B. P., 15 vjeçe. Mjeku anastezist T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetvrasje (duke injektuar në trup prepart lëndë anastezie). Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nen kujdes mjekesor. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekesore e shtetases B. P.



