PSG 100 milionë euro për yllin e Tottenhamit
PSG ka gati ofertën prej 100 milionë euro për Christian Eriksen
Gazeta angleze, ‘Daily Express’ ka zbuluar se gjiganti francez është i interesuar që ta sjellë në ‘Parkun e Princave’ Eriksenin dhe ka gati ofertën prej 100 milionë euro, transmeton Periskopi.
PSG do të kërkojë që të forcohet më shumë për sezonin e ardhshëm vetëm e vetëm që të arrijë sa më larg në Champions League.
Ndryshe, te franczët është konfirmuar se Unai Emery nuk do të jetë trajner i skuadrës dhe vendin e tij do ta zë Thomas Tuchel. /Periskopi/



