PSG arrinë marrëveshje me Chichariton?
Chicharito që nga transferimi i tij në Bayer Leverkusen është shëndërruar në një nga sulmuesit më të rrezikshëm në europë.
28-vjeçari është bërë objektiv i kampionit aktual të Francës, Paris Saint Germain.

Javier Hernandez, Bayer Leverkusen
Mediat në Gjermani kanë raportuar se dy klubet, PSG dhe Leverkusen kanë filluar negociatat për transferimin e Chicaritos në kryeqytetin francez.
Ish-anëtari i Real Madrid dhe Manchester United ka një kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2018. /Periskopi/



