PSG e dëshiron në skuadër mesfushorin e Juventusit

PSG e dëshiron në skuadër mesfushorin e Juventusit

Miralem Pjanic është dëshira e PSG-së për afatin kalimtar të verës

Gjiganti francez është gati që t’ia ofrojë një kontratë të majme mesfushorit boshnjak i cili është pjesë e Juventusit që nga vitit 2016, shkruan Periskopi.

Sipas ‘Corriere della Sera’ PSG do t’i propozojnë Pjanicit një kontratë pesëvjeçare me përfitime prej 8 milionë euro në vit. Aktualisht te Juve ai përfiton 4.5 milionë euro.

27-vjeçari ka luajtur edhe më herët në Ligue 1 me Lyonin para se të kalonte te Roma në vitin 2011. /Periskopi/

Shpërndaje në: