PSG fiton Superkupën, Di Maria shënon gol spektakular nga gjuajtja e lirë (Video)

PSG fiton Superkupën, Di Maria shënon gol spektakular nga gjuajtja e lirë (Video)

Paris Saint Germain e ka mposhtur Monacon me rezultat 4-0 në kuadër të Superkupës së Francës

Gjiganti francez e ka fituar trofeun e parë për edicionin e ri, atë të Superkupës, duke mposhtur pa ndonjë vështirësi Monacon, transmeton Periskopi.

Angel Di Maria shënoi golin e parë në këtë takim në minutën e 33-të nga gjuajtja e lirë dhe të fundit në minutën e 90-të, ndërsa dy golat tjerë u shënuan nga Nkunku 40′ dhe Weah 67′.

Kujtojmë që këtë takim Neymar e nisi nga stoli, por u inkuadrua në lojë në minutën e 76-të në vend të Marco Verratit. /Periskopi/


Shpërndaje në: