PSG futet në garë për Donnarumman
Gjiganti francez Paris Saint Germain është duke përgatitur një ofertë për portierin italian të Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Unay Emery dhe drejtuesit e klubit francez e shohin si të ardhmen e klubit portierin e talentuar të Milanit.
Donnarumma është një nga portierët më të mirë në botë momentalisht përkundër moshës së re.
PSG do t’i ofrojë Milanit 40 milionë euro për Donnarumman. /Periskopi/



