PSG ia ofron 10 milionë euro në vit kapitenit të Milanit

PSG ia ofron 10 milionë euro në vit kapitenit të Milanit

Leonardo Bonucci nga edicioni i ardhshëm mund të luajë për PSG-në

Gjiganti francez ka gati ofertën prej 40 milionë euro për Leonardo Bonuccin me mbrojtësin italian që do të përfitojë 10 milionë euro në vit te PSG, shkruan Periskopi.

Corriere dello Sport ka raportuar se Bonucci është pajtuar për të kaluar te francezët dhe tani mbetet vetëm që marrëveshja të përfundojë mes klubeve.

31-vjeçari veren e kaluar u transferuar te Milani nga Juventus dhe menjëherë u emëruar kapiten i ‘Rosonerëve’. /Periskopi/

Shpërndaje në: