PSG-ja “shkel” Realin në pjesën e parë, 3:0

PSG-ja “shkel” Realin në pjesën e parë, 3:0

Fituesi i Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, e ka mbyllur me epërsi të lartë 3:0 pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube.

PSG-ja gjatë 45 minutave, përkatësisht brenda 24 minutave shënoi tre gola ndaj gjigantit spanjoll, Real Madrid. Kjo ndeshje po luhet në “MetLife Stadium”.

Golin e epërsisë 1:0 për PSG-në e shënoi Fabian Ruiz në minutën e gjashtë. Asituesi i golit të parë, Ousmane Dembele e shënoi golin e dytë në minutën e nëntë. PSG-ja nuk u ndal dhe shënoi edhe golin e tretë. Për 3:0 shënoi gol sërish Ruiz. Ai golin e tretë e realizoi në minutën e 24-t.

PSG-ja nuk ndalet, shënon golin e tretë ndaj Realit

Shpërndaje në: