PSG mban bisedime për Ronaldon
Sipas raporteve nga Spanja, Cristiano Ronaldo është duke menduar largimin nga Real Madridi.
Paris Saint-Germain veçse kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Ronaldos, në lidhje me një transferim të portugezit në Francë gjatë kësaj vere, pohon Daily Mail, transmeton Periskopi.
Sulmuesi ka informuar Real Madridin në lidhje me dëshirën e tij për t’u larguar dhe PSG është takuar me Jorge mendes për të diskutuar një marrëveshje, në kohën kur Reali ishin në Cardiff, për finalen e Ligës së Kampionëve. /Periskopi



