PSG, pazar në Manchester për dy mesfushorë
Të dy lojtarët janë të disponueshëm për t’u aktivizuar në Champions League pasi nuk janë përfshirë në listën e UEFA-s. Trajneri Unai Emery është njeriu që po këmbëngul dhe presidenti Al Khelaifi mund t’ia plotësojë dëshirën. Toure është një rast më pak i komplikuar pasi presidenti parizien ka një lidhje të ngushtë me atë të Cirizens dhe mund të mjaftojnë 1.5 milionë Pound që mesfushori afrikan të transferohet në Paris. Guardiola e ka zhvendosur ish kapitenin në tribunë për shkak të mosmarrëveshjeve mes të dyve dhe nuk ka asnjë mundësi që Toure të riktehet në planet e trajnerit katalanas. Disi më e komplikuar është pista Schweinsteiger. Gjermani kundërshtoi hapur largimin nga Manchester United. Ai përfiton një pagë të mirë te “Djajtë e Kuq” dhe vetëm në rast të një oferte bindëse nga Paris Saint Germain ai mund të vendosë transferimin në Francë./supersport/



