PSG po synon t’i ‘rrëmbejë’ Barcelonës një lojtar të rëndësishëm
Barcelona dhe Paris Saint-Germain kanë ndarë disa lojtarë të përbashkët ndër vite, megjithëse së fundmi nuk ka dyshim se fluksi ka qenë më shumë drejt Parisit sesa drejt Katalonisë. Gjigantët francezë tashmë kanë hedhur sytë nga një tjetër sulmues që po aktivizohet te Barcelona.
Vitet e fundit kanë parë emra si Neymar Junior, Rafinha Alcnatara, Lionel Messi dhe së fundmi Ousmane Dembele të transferohen drejt “Parc des Princes”.
Lojtari më i fundit që ka tërhequr interesin e PSG-së, dhe që aktualisht ende i përket Manchester United, është Marcus Rashford.
Sipas Mundo Deportivo, Rashford po monitorohet nga PSG, e cila thuhet se është e gatshme të paguajë deri në 50 milionë euro për ta realizuar transferimin.
Barcelona ka një opsion blerjeje prej 30 milionë eurosh në fund të sezonit, por ende nuk është e sigurt nëse do ta aktivizojë atë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Disa kanë sugjeruar se Barcelona mund ta aktivizojë opsionin dhe më pas të tentojë ta shesë Rashfordin, por për ta bërë këtë do të duhej fillimisht ta regjistronte lojtarin.
Reprezentuesi anglez ka pasur një rol të vështirë te Barcelona. I kërkuar të luajë shpesh dhe herët për të zëvendësuar të dëmtuarin Raphinha dhe gjithë kontributin e tij në skuadrën e Hansi Flick, Rashford tani po detyrohet të lë gjurmë kryesisht nga stoli.
Deri tani këtë sezon, ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 11 asistime në 24 paraqitje, kryesisht duke luajtur nga krahu i majtë. Kjo përkthehet në një kontribut për gol çdo 87 minuta për Rashfordin./Periskopi/



