Publikohen fotografi të vajzës që Obama i kishte propozuar martesë (Foto)
Barak Obama i propozoi një gruaje tjetër – dy herë – para se të takonte Michellen. Madje ai kishte vazhduar ta takonte atë gati edhe pas një viti të lidhjes me tanimë gruan e tij, Michelle.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Sheila Miyoshi Jager ishte pothuajse tërësisht e përjashtuar nga biografia e Obamës, “Ëndrrat e Babait tim”, por sipas librit “Rising Star”, nga David J. Garroë, Jager luajti një rol të madh në vitet formuese të Obamës.
Po sipas librit, çifti ishte shumë i dashuruar në mesin e viteve 1980, kur ata jetonin së bashku në Çikago.
Marrëdhënia e tyre përparoi shpejt dhe në dimrin e vitit 1986, ndërsa vizitoi prindërit e të dashurës së tij, Barak i propozoi hapur asaj, ka thënë Jager. Por prindërit e Jager ishin të shqetësuar se ajo ishte shumë e re – Jager ishte 23 vjeç dhe Obama ishte 25 vjeç – dhe refuzoi propozimin e tij.
Kjo është vajza të cilës Obama i propozoi martesë:








