Publikohen fotot me ngjyrë të Luftës së Parë Botërore, momente gëzimi por edhe dhimbje
Janë publikuar disa foto me ngjyra të Luftës së Parë Botërore e cila përkon me 99 vjetorin e Ditës së Armistikës (nënshkrimi i marrëveshjes mes Forcave Aleate dhe Gjermanisë).
Fotot tregojnë burra dhe djem britanikë të qeshur duke marshuar jashtë llogoreve dhe duke u hedhur në kamionë për të bërë udhëtimin e gjatë për në shtëpi nga fushat e betejës.
Por ushtarët e tjerë nuk kanë asgjë për të buzëqeshur, ndërsa vajtojnë vëllezërit, kushërinjtë, baballarët dhe miqtë e tyre të vdekur, raporton “Daily Mail”, transmeton Periskopi.
Rreth 700,000 ushtarë britanikë u vranë në Luftën e Parë Botërore nga gjashtë milionë që luftuan.
Numri i përgjithshëm i viktimave ushtarake dhe civile në Luftën e Parë Botërore ishte rreth 40 milion.
Zgjedhja e këtyre imazheve shfaqet në librin e ri të shkruar nga Michael D. Carroll, i disponueshëm në Amazon për 14.97 funta./Periskopi/



























