Publikohen mesazhet, modeles i kërkohet të kalojë natën me aktorin … (Foto)
Modelja Jazz Egger, 20 vjeçare ka plasur një skandal në industrinë e modës. Ajo ka publikuar mesazhet private mes saj dhe një agjenti, i cili i kërkonte vajzës të kalonte natën me klientë të pasur për 2 milionë dollarë.
Egger ka kontaktuar Daily Mail duke i thënë se agjensitë e modës dhe modelet janë të përfshirë në një marrëveshje ku shiten kundrejt dollarëve.
Australiania me banim në Londër tregon se një agjent i ka propozuar të bëjë një udhëtim në jaht me tre milionerë. Ajo kishte refuzuar por më vonë Jazz ishte kontaktuar nga nje person tjetër i cili e kishte ftuar në një darkë private me një aktor të famshëm.
Modelja ka bërë publike mesazhet që i ka çuar agjenti i cili i shkruan:
“Takim privat me një nga klientët e mi më të mirë. Është iranian, pije, bisedë që më pas do vazhdojë me intimitet. Klienti është aktor i famshëm, emri nuk mund të zbulohet. Vajza kërkohet të veshë taka dhe fustan të bukur. Duhet të sillet me shumë klas dhe të flasë mirë anglisht. Pagesa: 2000 dollarë për 1 deri në 2 orë”.
Pasi Jazz nuk ka pranuar, agjenti është munduar ta bindë duke i shkruar se këtë e bëjnë shumë vajza pasi kënaqen dhe fitojnë famë.
Modelja shkruan se industria e modës është kthyer në industri të pornografisë.








