Publikohen pamjet, Messi u ndëshkua qëllimisht ndaj Valencias (VIDEO)
Në minutat e fundit të ndeshjes Messi qëndroi para portierit kundërshtar gjatë një rivënieje fundore dhe nuk lëvizte, duke parë nga arbitri disa herë, derisa ky i fundit iu afrua dhe e ndëshkoi me karton të verdhë.
Me këtë ndëshkim, ai do të mungojë në sfidën e radhës nda Granadas për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve. “Pleshti” kërkoi pak pushim për të qenë gati për ndeshjen e vështirë ndaj Sevillas 3 ditë më pas.



