Publikohet albumi i shumëpritur i Camila Cabellos

Publikohet albumi i shumëpritur i Camila Cabellos

Po bëhet më shumë se një vit që kur krijuesja e një prej këngëve më të popullarizuara të vitit 2017 “Havana”, Camila Cabello u largua nga grupi i njohur amerikan “Fifth Harmony” dhe tashmë ka shënuar mjaft suksese si solo këngëtare.

 

Pop këngëtarja e njohur sot ka publikuar albumin e saj të parë, të cilin e ka vetë titulluar “Camila” i cili përmban 10 këngë, përfshirë edhe hitin e madh “Havana” këngë e cila për javë të tëra ka kryesuar top-listat botërore, arriti 545 milionë streams në Spotify dhe 500 milionë klikime në YouTube.

 

“Havana” është edhe një nga këngët e preferuara të ish presidentit amerikan, Barack Obama. Ai hitin e madh e vuri në mesin e listës me këngët e tij të preferuara gjatë vitit 2017. /Periskopi/

Shpërndaje në: