Publikohet edhe një video e Zana Berishës, ku ajo foli për Kosovën (Video)
Zana Berisha e cila 5 muaj më parë fitoi “Miss Universe Kosovo”, udhëtoi drejt Tajlandës dit♪7 më parë për të përfaqësuar Kosovën, shkruan GazetaBlic.
Ky kompeticion bukurie i mbajtur në Tajlandë përfshinte 94 shtete.Ndonëse Zana Berisha nuk fitoi asnjë çmim, por më e keqja në gjithë këtë mes është se ajo nuk diti t’i lidhte dy fjalë për shtetin e saj.
Sikur të mos mjaftonte kjo video, është publikuar dhe një tjetër ku të gjitha miss-et e shteteve që përfaqësojnë bëjnë prezantimin e tyre para audiencës ku dhe po mbahej “Miss Universe”.
Por, kjo e ‘jona’ aq mirë na përfaqësoi sa në prezantimin e saj, zëri i saj ushëtoi si i askujt tjetër!



