Publikohet foto e të dyshuarit për vrasjen e dy vëllëzërve të gruas së tij në Malishevë
Një ngjarjë e rëndë sot ka ndodhur në fshatin Gollubovc të komunës së Malishevës.
Dy vëllëzër kanë mbetur të vrarë në rrethana ende të pa ndriçuara. Dyshohet se dorasi është dhëndrri i tyre, Astrit Isufi, nga komuna e Drenasit.
Tanimë është bërë publik edhe identiteti i tij.
Aktualisht i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në kërkim edhe nga njësiti policor K9.
Në anën tjetër, policia po kryen bastisje në një auto servis, pronë e të dyshuarit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për Periskopin se janë duke ndërmarrë gjitha veprimet për rastin tragjik.




