Publikohet fotografi e rrallë e këngëtares së famshme kur ishte fëmijë (Foto)
Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme në tregun muzikor shqiptar. Mbase gjakovarja Yllka Kuçi talentin për muzikë e ka trashëguar edhe nga babi saj Zeqë Kuçi.
Por se ka qenë e lidhur me babain prej që kur ishte e vogël, Yllka e ka dëshmuar përmes një postimi në Instagram Story. Aty ka zbuluar fotografi nga fëmijëria e saj qysh kur ishte foshnje e deri tek koha kur flokët i janë rritur sa për t’i bërë gërsheta . Në të gjitha imazhet shihet se në prehrin e këngëtarit Zeqë Kuçit.
Ndërkohë që vajza e vogël simpatike në fotografi, tashmë është rritur dhe po vazhdon karrierën e saj muzikore, ku në muajin shkurt ka publikuar edhe këngën “I kena fol” e cila u mirëprit nga pubiku.





